HomeSociale

Kosovari arrestohet në kufi, kishte futur mbesën në bagazh

Një kosovar nga Podujeva u arrestua në kufi, pasi kontrolli i zbuloi se në bagazhin e makinës kishte futur mbesën e tij.

Ai u ndal nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Merdare dhe u gjet një vajzë, që më pas u verifkua se ishte mbesa e vet.

Klan Kosova ka mësuar se xhaxhai donte ta conte mbesën në Gjermani ilegalisht, te nëna e vet, ndërkohë që prindërit e saj ishin të ndarë prej vitesh.

Sipas familjarëve, ka katër vite që kanë bërë përpjekje për të rregulluar dokumentacionet e vajzës, por nuk kanë arritur.


TË NGJASHME