HomeLajmi i Fundit

Kosovë/ Aksident fatal, vdes një 21 vjeçare

Një aksident fatal ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 21 vjeçare, kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur shoferi makinës VW Golf, me inicialet V.O. 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A.21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.