HomePolitikë

Kosovë, Clinton bën ‘bashkë’ Ramën dhe Metën

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë ditën e sotme në Prishtinë me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ndërsa Rama duket i kapardisur me duart të kryqëzuara dhe syze dielli, i vëmendshëm ndaj fjalës së Hashim Thaçit, Meta nga ana tjetër duket se nuk e ka mendjen aspak tek fjalimi i presidentit të Kosovës dhe është kapur nga kamerat me kokën ulur në celular.

Në ceremoninë e përvjetorit po marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete te tjera vendore e ndërkombëtare.

Kriza politike/ Rama dhe Meta takohen në Prishtinë, kryeministri i 'kapardisur', presidenti me kokën ulur në celular

TË NGJASHME