Lajme Sport

Kosovë – Gjiblartar, miqësorja gjykohet nga arbitra shqiptarë

Kosova dhe Gjiblartari, këtë të enjte, do të zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” një ndeshje miqësore. Për të gjykuar këtë ndeshje, nga UEFA është caktuar një treshe arbitrash të shqiptarë.

Juxhin Xhaja që prej dy vitesh mban edhe stemën e FIFA, është vendosur si arbitër kryesor i kësaj ndeshjeje. Ndihmës të tij, do të jenë Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi, përkatësisht anëtarë të Kolegjiumit të Fierit dhe Tiranës. Rolin e arbitrit të katërt, e ka Besfort Kosumi.

Ndeshja Kosovë-Gjibraltar do të luhet nesër në orën 18:00 dhe ky takim do t’i shërbejë trajnerit Bernard Challand si provë gjenerale në prag të eliminatores kundër Malit të Zi.

Dje kanë folur për këtë takim edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu e portieri Samir Ujkani. “Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme për ne, por ashtu ka qenë edhe me Çekinë e Bullgarinë më herët. Kemi pasur rezultate të mira ndaj tyre dhe shpresojmë të kemi.

Related posts

Publikohen pamjet, brenda shtëpisë luksoze të Ledri Vulës

emanuela

Zjarr KZAZ-së në Shkodër, Braçe: Voltana Ademi të përballet me ligjin

Xhensila Gotanews

Parashikimi i motit, datë 31 korrik 2019

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!