HomeRajon

Kosovë/ Kuvendi voton krijimin e komisionit për krimet serbe

Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e Komisionit të veçantë për të dënuar krimin dhe genocidin serb në Kosovë. Gjatë seancës parlamentare, morën pjesë 68 deputetë dhe votat për themelimin e Komisionit ishin të plota, të gjithë deputetët votuan pro kësaj nisme.


Gjatë seancës, u propozuan nga grupet parlamentare edhe kandidatët për anëtarë të këtij Komisioni. Avdullah Hoti nga LDK-ja propozoi Armend Zemaj si përfaqësues të komisionit. Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi përfaqësues Mërgim Lushtaku. Albulena Haxhiu nga VV-ja propozoi përfaqësuesen Saranda Bogujevci. Teuta Haxhiu nga AAK-ja propozoi përfaqësues Muharrem Nitajn. Shqipe Pantina nga PSD-ja propozoi Aida Dërgutin. Albert Kinolli nga 6+ propozoi si përfaqësues Danush Ademi.


Sipas ideatorit të këtij Komisioni, Bilal Sherifi, ky model është marrë Parlamenti Evropian në lidhje me rezolutën që e kanë miratuar për Srebrenicën.


TË NGJASHME