HomeSociale

Kosovë, ndalohen hyrjet e pasagjerëve në Aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës njoftoi sot se ka hyrë në fuqi vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ku nga sot nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes aeroportit “Adem Jashari”.

Ky vendim vjen pas shfaqjes së rrezikut të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Në njoftim thuhet se aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Njoftimi i plotë i kompanisë

Informacion sqarues për udhëtarë

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:

Prishtinë – Zurich, 6 fluturime
Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim

JU LUSIM QE TE KONTAKTONI KOMPANITE AJRORE PER INFORMACION SHTESE !!!

Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike:
[email protected]

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME