HomeSociale

Kosovë, pritet inagurimi i autostradës “Arbën Xhaferri”


Kosova pritet të lidhet edhe me një korridor të rëndësishëm evropian përmes autostradës “Arbën Xhaferi”, kjo vjen pas lidhjes se Kosovës me Shqipërinë përmes autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ka mbetur edhe një javë që autostrada e dytë në Kosovë të jetë e hapur për qytetarët. Autostrada ka gjatësi 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë Veriore për 45 minuta.

Hapja e autostradës që do ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë e Veriut për 45 minuta pritet të bëhet më 29 maj. Në përbërje të saj është edhe ura më e gjatë në rajon. Për përurimin e autostradës prezent pritet të jenë kryeministrat e rajonit.

Punimet e vrazhda kanë përfunduar dhe përurimi i projektit që kushtoi mbi 700 milionë euro pritet të bëhet me 29 maj, në prezencën e kryeministrave të rajonit.

Të lumtur shprehen në veçanti bizneset, të cilët e frekuentojnë rrugën aktuale e që e vlerësojnë të rrezikshme.

Autostrada “Arbën Xhaferi” përbëhet nga 13 ura, duke përfshirë edhe urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 km.

Për kryerjen e punimeve ishin të përshirë mbi 9000 punëtorë mbi 80 për qind e tyre nga Kosova. Ndërsa ishin të kontraktuara edhe 900 kompani vendore.


TË NGJASHME