HomeSociale

Kosovë, shënohet viktima e nëntë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 69-vjeçar nga Suhareka, i infektuar me koronavirus.

Kjo është viktima e nëntë në Kosovë nga koronavirusi.

Aktualisht në Klinikën Infektive bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 53 raste pozitive me koronavirus, nga të cilët 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Që nga 13 marsi, 387 persona kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus në Kosovë, ndërsa 69 janë shëruar.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME