HomeSociale

Kostot e fiskalizimit/ Kompanitë: Softi 1265 euro…

Nga një janari bizneset do të jenë të detyruara të fillojnë instalimin e softit të ri kopmjuterik, i cili do të regjistrojë dhe dërgojë transaksionet e tyre ditore në kohë reale në serverin e tatimeve. Një pjesë e kompanive që do të prodhojnë këtë soft kanë deklaruar në komisionin e ekonomisë kostot që duhet të paguajë biznesi.

Por kjo është vetëm kostoja fillestare e instalimit. Paralelisht biznesi do të ketë edhe një kosto mujore mirëmbajtje
Këto cmime janë deklaruar nga kompanitë që ishin të ftuara në komisionin e ekonomisë. Por Ministria e Financave deklaroi se kostot e paraqitura nga kompanitë e kasave në komision nuk janë të vërteta.

Zëvendësministri i financave Elton Haxhi deklaroi se instalimi i programit kompjuterik do të jetë pa kosto për biznesin. Sipas tij, e vetmja kosto që do paguhet për fiskalizimin është ajo e mirëmbajtjes, e cila edhe kjo do të jetë shumë më e ulët nga sa kanë paraqitur kompanitë e kasave.

Aktualisht janë rreth 40 kompani të cilat kanë aplikuar pranë AKSHIT për të prodhuar programin e ri kompjuterik. Ministria e Financave thotë se nga komunikimet që ka me këto kompani, por edhe nga eksperiencat e vendeve që aplikojnë sistemin e fiskalizimit, parashikohet se kostoja totale për biznesin do të jetë nga 7 deri në 10 euro në muaj, ku përfshihet mirëmbajtja si dhe firma dixhitale./tch


TË NGJASHME