HomeTeknologji

Kostumi anti-koronavirus që mund të vishet në koncerte

Kostum i ri mbrojtës mund të jetë e ardhmja e koncerteve dhe festivaleve pas coronavirusit.

“Micrashell” është një veshje që lejon fansat të përzihen së bashku në turmë pa pasur nevojë për distancim shoqëror.
Një kompani e projektimit ka zbuluar planet për një kostum mbrojtjeje ndaj coronavirusit i cili mund të lejojë që fansat e muzikës të marrin pjesë në koncerte apo festivale muzikore dhe evente live pas përfundimit të pandemisë.

Dizajni për “Micrashell” u krijua nga Production Club në Kaliforni dhe përfshin një helmetë, sistemin e filtrimit dhe një grup ndriçimi LED.

Në një intervistë për NBC New York, ekipi që qëndroi pas modelit tha që ata shpresojnë se do të rikthejnë turmat në ambiente dhe festivale pa pasur nevojë për distancë sociale.


TË NGJASHME