HomeSport

Kozaku i nxjerr live të pathënat yllit Granit Xhaka: Federata Shqiptare më tha jam…

Futbollisti me orgigjinë shqiptare por që aktivizohet me kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka, ka bërë mbrëmë një rrëfim rreth arsyeve se pse nuk luan me kuqezinjtë.

Xhaka tha se ai dhe i vëllai, Taulanti, në fillimet e tyre u përpoqën që të afrohen tek Kombëtarja Shqiptare e Fubtollit, por drejtuesit i konsideruan të pavlefshëm.

Futbollisti u shpreh se Federata Shqiptare nuk u interesua kurrë për të, ndërkohë që Zvicra nga ana tjetër përpiqej që ta bindte me çdo kusht që të bëhej pjesë e tyre.

Në një bisedë me blogerin shqiptar Kozak Braçi, Xhaka tha:

Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim. I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq. Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht.

A do të kisha pasur kaq shumë sukses në karrierë po të kisha zgjedhur Shqipërinë dhe jo Zvicrën? Kësaj nuk mund t’i përgjigjem, sepse e kam të pamundur. Por, ama mund të them se i jam shumë mirënjohës Zvicrës sepse ka hapur dyert për mua dhe për familjen time. Na kanë pritur shumë mirë dhe u jemi mirënjohës përjetë. Ama kjo nuk do të thotë kurrsesi se Graniti është kundër Shqipërisë. Kurrsesi. Unë jam shqiptar dhe gjakun e kam shqiptar”, tha ai. Ndërkohë, ai ka zbuluar kur ka qenë për herë të fundit në Shqipëri. “Isha atje në 2016-ën për herë të fundit. Kam qenë së bashku me vëllain, Taulantin. Atë e pritën shumë mirë dhe e donin shumë, mua më aneksuan disi…(qesh).”
/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME