HomeLajmi i Fundit

KPA konfirmon në detyrë kreun e gjykatës Administrative

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja.

KPA ka vendosur qe te lere ne fuqi vendimin e KPK, duke e rikonfirmuar ne detyre Medjan, ndersa me heret Komisionineri Publik e kishte apeluar kete vendim.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA ne qershor qe te rivlerësojë gjyqtarin Gentjan Medja per kriterin e aftesive profesionale.

ME HERET:

Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Medjas në detyrë, u duk se u tërhoq nga ankimi ndërsa u shpreh se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezultonte i aftë profesionalisht. Komisionieri Florian Ballhysa këmbënguli që metodologjia e propozuar  të miratohej duke thënë se ajo do shërbente për një vlerësim më të detajuar dhe të drejtë  të profesionalizmit në KPK.

Nga ana e tij Medja në përfundimet e tij i qëndroi verisoneve të dhëna më herët. Ai kundërshtoi ankimin e Komisionerit Publik dhe dha versionin e tij për problemet e konstatuara në ankim. Ndërkohë ai mbajti të njëjtin qëndrim edhe ndaj metodologjisë së propozuar duke e kundërshtuar atë si antikushtetuese dhe cënim të parimit të sigurisë juridike.

Tërheqja e Komisionerit

Komisioneri, në fjalën e tij këmbënguli në miratimin e metodologjisë, për të vlerësuar rastet e tjera. Ndërkohë tha se pavarësisht faktit që një kërkesë për vlerësim paraprak ishte rrëzuar nga Kolegji, vetë Komisioneri Publik kishte bërë një vlerësim konkret të situatës së Medjas, duke u bazuar pikërisht në draftin e KPA.

Ai tha se gjatë vlerësimit sipas kritereve të caktuara në draft ishte përdorur shënjimi me minus dhe plus.

Ballhysa tha se në rivlerësimin e Medjas mbi këtë metodologji kishte pasur disa minuse kryesisht sa i përket vonesave, menaxhimit të dosjeve dhe provlemeve të tjera të procedurës. “Shenja minus mbizotëroi në 13 raste”, tha Ballhysa.

Megjithatë sipas Komisionerit duke marrë në konsideratë provat e paraqitura, përfshi qëndrimin e kryetarit të Gjykatës Administrative mbi ngarkesën dhe etikën në punë, atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atë të Shkollës së Magjistraturës, rezultonte se gjyqtari ishte i aftë profesionalisht.

Qëndrimi i Medjas

Medja bëri një mbrojtje të gjatë të vetes pavarësisht nga qëndrimi i ri i Komisionerit Publik. Ai iu referua parashtrimeve të bëra nga Komisioneri dhe i kundërshtoi ato si të pasakta dhe të pavërteta.

Medja vuri në dukje ngarkesën në punë dhe po ashtu argumentoi se pretendimet e ngritura për referencat ligjore nuk qëndronin. Ai tha se referencat ligjore në vendimet e tij ishin të bazuara në vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Medja po ashtu kundërshtoi në themel kërkimin e Komisionerit, duke thënë se cenonte parimin e sigurisë juridike dhe mbajti të njëjtin qëndrim si në seancat e mëparshme ndaj metodologjisë së propozuar si mënyrë për vlerësimin profesional.

/Birn/