HomeSociale

KPA vendos: Kreu i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka kryer procesin e rivlerësimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar paraditen e sotme vendimin e marrë për të. 

Pas rivleresimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra kreun e gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Kujtojmë se me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendim u kundërshtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ne seancen e fundit, ne KPA, Zaganjori deklaroi se ai kishte paraqitur më shumë se 120 dokumente dhe se nuk mund të gjykojë dot procesin e vettingut, duke theksuar se do i përmbahet ligjit.

Zaganjori ne mbyllje te asaj seance tha se nuk ndihet aspak në presion dhe se është dakord për të bërë një reformë tërësore gjyqësore.

Ja cfare deklaroi 

Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete.

Duhet të presim që Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe Komisionerit Publik. Si unë si ju do të presim datën 26 për të marrë përgjigje. Unë theksova faktin se gjatë hetimit administrative, edhe gjatë gjykimit në seancë, dokumentet që janë kërkuar nga Komisioneri Publik unë i kam dhënë. Unë paraqita dokumentet dhe menjëherë më datë 10 korrik, disa prej tyre janë cilësuar sikur s’kanë vlerë. Ata kanë vlerë, kanë vula, unë mendoj se duhet të merren në konsideratë. Ai që vendos është Komisioneri Publik.

Detyra e Komisionerit Publik është të mbrojë interesin e publikut dhe në këtë mënyrë duhet  të ngrejë probleme. Ajo që është dokument. Ka më shumë se 1 vit që jam në proces vettingu. Sigurisht që synohet të bëhet reformë dhe ne kemi për detyrë që të respektojmë këtë proces. Unë nuk e ndjej veten në presion.  Gjykata e Lartë nuk funksionon për shkak të proceseve që dihen. Unë do të rri në atë zyrë për sa kohë më lejohet me ligj. Për shkak edhe të funksionit që kam, unë jam munduar që të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjet që kam dhënë. Procesin nuk e vlerësoj dot unë.”, deklaroi Zaganjori.


TË NGJASHME