HomeLajme

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dalë këtë të martë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet konfirmimi ose jo në detyrë i tij.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit, pasi shqyrtoi vendimin e këtij të fundit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim.

Në ankimin e Komisionerit renditen si problem pasaktësisë në deklarim për burimet dhe vlerën e blerjes për apartamentin, zyrën dhe një bibliotekë.


TË NGJASHME