HomePolitikë

KPK jep vendimin për ish-kreun e Krimeve të Rënda

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj ka kaluar testin e vetingut dhe është konfirmuar në detyrë. Ai u përball pa probleme me procesin e vetingut, megjithatë, dha shpjegime në lidhje me disa dosje. 

Në përfundim të procesit të rivleresimit, KPK vendosi, konfirmimin në detyrë të t`1ij dhe  trasnferimin e dosjes për pretendimin e shkeljeve disiplinore.

Hetimi për prokurorin ishte kryer për të tri komponentët: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Duke iu referuar relacionit të Komisionit, Hajdarmataj rezulton se nuk ka prona të paluajtshme dhe pasuria e tij përbëhej nga disa depozita bankare.

KPK-ja tha se nga hetimi për të gjitha pasuritë dhe dhuratat e deklaruara, nuk janë konstatuar problematika dhe se analiza financiare e kryer, ka dalë pozitive. Edhe në kriterin e pastërtisë së figurës, DSIK kishte dorëzuar një raport me konstatimin se Hajdaramataj nuk kishte kontakte me persona të krimit të organizuar dhe se ishte i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

“DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, tha relatorja. Sa i takon aftësive profesionale, Prokuroria e Përgjithshme kishte dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, i cili shpesh është konsideruar si i dosjeve të bujshme.


TË NGJASHME