HomeLajmi i Fundit

KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës

kpk

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon. Ky i fundit më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në skedën e pasurisë të publikuar nga media rezultonte se Çomo ka paqartësi në deklarimin e nje pjese te te ardhurave që lidhen me dhënien me qera të një pasurie të paluajtshme.

Këto paqartësi pasurore u vunë re edhe tek raporti i Inspektoriatit të deklarimit të pasurive, por me sa duket gjithcka është sqaruar në seancën e sotme.