HomeLajmi i Fundit

KQZ certifikon fitoren e PS/ PD-LSI nuk kanë ankesa

KQZ certifikon fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Në mbledhjen e realizuar gjatë ditës së sotme kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka miratuar tabelat e rezultateve sipas qarqeve, në ato qarqe ku nuk ka pasur asnjë pretendim nga palët pjesëmarrëse në zgjedhje.

Bazuar në Kodin Zgjedhor, secila parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Pasi KAS të ketë shqyrtuar secilin anikimim dhe pasi Kolegji të ketë dhënë vendimet, atëherë Ilirjan Celibashi shpërndan më pas mandatet me emrat e deputetëve.


TË NGJASHME