HomeSociale

KQZ iu bën thirrje 18 kandidatëve të LSI-së dhe PS-së: Dorëzoni formularët, merrni mandatet

Në mbledhjen e sotme në KQZ po diskutohet lidhur me deputetët e rinj që pritet të hyjnë në Kuvend.

Për të zënë vendet e lëna bosh nga deputetët e LSI-së dhe të PD-së, KQZ u ka bërë thirrje që të dorëzojnë formularet e dekriminalizimit 18 kandidatëve të tjerë.

18 kandidatët kanë dhjetë ditë afat që të plotësojnë formularët, nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i personave që iu është përmendur emri.

KQZ ka thirrur sot:

PD Lezhë, Luigj Gjergji dhe Klajti Reci

Vlorë, Lorenc Danaj dhe Dibër, Halil Jakimi

PD Fier, Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj

PD Shkodër, Prel Gjoni, Isuf Meta e Arvit Bushati

PD Tiranë, Dorjan Teliti

PD Durrës, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi

LSI Tiranë, Petrit Vargu dhe Edlira Çekrezi Elbasan

LSI Berat, Taulant Vrapi

LSI Korçë, Brunilda Paskali


TË NGJASHME