HomePolitikë

KQZ, ja sa përfitojnë partitë pas zgjedhjeve të 30 qershorit

Në mbledhjen e saj të miratimit të tabelës përfundimtare për zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ shpërndau edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Pas fitores në 60 bashki, PS do të shpërblehet edhe me fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike fituese. Në total, socialistët do të përfitojnë 49.966.219 lekë.

Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, pak ditë para zgjedhjeve vendore, do të marrë një fond prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit.

Nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi në 30 qershor kanë marrë më pak vota se 4 vite më pare.

FRPD, e drejtuar nga ish-Presidenti Topi, për shkak të rezultateve të marra do të duhet të kthejë një shumë prej 2.2 milionë lekësh.


TË NGJASHME