HomePolitikë

KQZ miraton fletën e votimit, ja renditja

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hedhur shortin për numrin që do të mbajnë kandidatët në fletën e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën për organizimin e tyre, pavarësisht thirrjeve të opozitës për mos zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Nga ky short, u vendos që i pari në listë do të jetë ai i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, që do të mbajë numrin rendor “një”. Ndërsa kandidati me numrin “dy” do të jetë ai i Partisë Socialiste, Erion Veliaj.

Po ashtu, të njëjtin numër rendor do të mbajnë dhe kandidatët e bashkisë së Durrësit dhe Korçës.

Pozicionet ndryshojnë në bashkinë e Vlorës, ku Dritan Leli i PS-së renditet i pari ndërsa Valbona Mezini e Bindjes Demokratike do të renditet e dyta në fletët e votimit.

Ndërkohë, në bashkitë Lushnje, Fier, Shkodër dhe Elbasan, fleta e votimit u miratua pa short vetëm me kandidatët përkatës të Partisë Socialiste.


TË NGJASHME