HomeSociale

KQZ miraton listën për zgjedhjet e 30 qershorit, këto janë partitë që garojnë

Kjo është lisa përfundimtare e partive politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo që bie në sy është koalicioni i madh i PS me 19 parti të tjera pavarësisht se opozita nuk merr pjesë.

Në zgjedhje do të marrin pjesë partia e drejtuar nga ish Presidenti Bamir  Topi dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

Nga e ashtuquajtura opozitë e re, do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale ato parti, drejtues të të cilëve janë në Parlament pasi PD dhe LSI dogji mandatet

Janë 7 parti që kanë bërë koalicionin shpresa për ndryshim. Po ashtu nga kjo listë del se Skënder Gjinushi është ende kreu i PSD dhe pse javën e kaluar u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave dhe tha se hoqi dorë nga politika.


TË NGJASHME