HomePolitikë

KQZ publikon rezultatet, ja deputetët e rinj të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.“Janë statistikat e përgjithshme numri i votueseve të regjisturar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë numëruar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesmarrja në votime është 44.72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo.

E njëjta ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.

“Rezultatet sipas subjekteve politike janë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK ka 178.645 apo 21.163%. AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%”, tha Daka.

***

Ndërkohë, në faqen zyrtare të KQZ-së, janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, ndërisa LDK-ja 29.

Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress.


TË NGJASHME