HomePolitikë

KQZ refuzon kërkesën e opozitës për anëtarë në KZAZ

KQZ ka rrëzuar kërkesën e PD- LSI për të pasur anëtarët e saj në KZAZ me 4 vota pro dhe një kundër rrëzoi kërkesën e PD-LSI .

Më herët përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso i kërkoi KQZ-së të zbatojë ligjin dhe të pranojë kërkesën e opozitës duke i paralajmëruar se do mbajnë përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin.

“Opozita ka zgjedhur ta shfrytëzojë këtë të drejtë ligjore se janë të shumta denoncimet e mbërritura që vërtetojnë se çdo hap i procesit zgjedhor sidomos në komisionet e nivelit të dytë është i mbushur me paligjshmëri në funksion të një qëllimi të qartë të partisë shtet”, z shpreh Ivi Kaso.

Ndërsa anëtari i KQZ, Bledar Skenderaj, u shpreh: “Ata që nuk njohin 30 qershorin, ata që thonë s’do ketë zgjedhje, ata që 24 orë më parë thanë se do dërgojnë njerëz në qendra votimi për të penguar zgjedhjet, nuk kane as te drejte ligjore as te drejte morale te menaxhojne procesin”.


TË NGJASHME