HomePolitikë

KQZ shpall vakancat për 57 deputetët e tërhequr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot shpalljen e vakancave për plotësimin e vendeve në parlament për 57 deputetët e tërhequr të opozitës.

KQZ ju bën me dije se ka mbërritur kërkesa e Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante për 27 deputetët e tërhequr. KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në përputhje me nenin 164 të Kodit Zgjedhor”, tha në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

Ajo tha se ligji i kërkon KQZ që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes.

Kandidatët kanë 10 ditë afat për dorëzimin e vetëdeklarimit.


TË NGJASHME