HomeShowbiz

Krah Ava Max, Dua Lipa! Loredana fiton çmimin më të madh të karrierës së saj

Loredana Zefi, është njëra nga reperet më të suksesshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Ajo tashmë është duke punuar fuqishëm për karrierën e saj, e që pas distancimit nga reperi Mozzik, biondja po vazhdon e vetme dhe siç ka thënë ‘do e sjellë bukën në shtëpi edhe për vajzën e saj’.

Ditën e djeshme Loredana së bashku me vajzën e saj udhëtoi drejt Spanjës. Arsye për këtë vizitë u bë eventi i rëndësishëm muzikor i “MTV EMA 2019”.

Ajo ishte e nominuar për çmimin “Best Swiss Act” dhe tashmë është shpallur edhe fituese në këtë kategori.

Lajmin e ka bërë të ditur reperja nëpërmjet postimeve në Instagram. Mjaft e emocionuar për këtë çmim, Loredana ka falenderuar fansat e saj dhe ata që e kanë mbështetur prej kohësh.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e saj, pasi në event ka personazhe të njohur nga e gjithë bota që marrin pjesë. Vlen të përmendim se këtë herë marrin pjese edhe dy shqiptaret e famshme Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat edhe përveçse janë të nominuara, do të performojnë në skenën kryesore të MTV EMAs.

View this post on Instagram

EMA 2019

A post shared by Loredana (@loredana) on


TË NGJASHME