HomeSociale

Kredia për pagat e punonjësve, Denaj: Ndihmë biznesit për …

anila_denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje me Skype me News 24, sqaroi të gjitha lehtësirat që i janë krijuar biznesit për të marrë kredi pranë një banke me qëllim pagesën e pagave të punojësve.

“Të gjitha bankat janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë për të mbuluar pagat e kompanive. Nevoja për likuditete për bizneset që do mbajnë punëtorët në punë është e siguruar. Marrëdhënia biznes-bankë është një marrëdhënie e vendosur, cdo biznes ka zgjedhur një bankë të caktuar ku paguan punonjësit, kjo marrëdhënie përshkallëzohet për të krijuar një marrëdhënie shtesë kreditimi. Biznesi mund ta marrë këtë kredi vetëm njëherë në 1 bankë, ne e monitorojmë këtë proces, pra nuk mund të shkojë në dy banka njëkohësisht. Ka një periudhë 3 mujore që nuk e paguan kredinë, kemi qënë të kujdesshëm ta vendosium këtë. Kredia ka maturitet deri në 2 vjet dhe të drejtë diskutimi pas 2 apo 3 muajve të parë për të pasur një ristrukturim të mundshëm. Kujtojmë që në këtë rast banka është më e qetë në kthimin e kësaj kredie pasi e garanton shteti”,- tha Denaj.

Në varësi të situatës, Denaj tha se kjo paketë ndihme, mund të pasohet edhe me të tjera me qëllim rimëkëmbjen e biznesit që nuk ka likuiditet.

“Ne nuk mund të diskutojmë sot për ecurinë në vijim, nëse flasim pastaj për fondin e garancisë më lejoni të theksoj që ky është një fond që bizneset për arsye likuiditeti të mos i pushojnë njerëzit nga puna. Nëse kalojnë 3 muajt e parë që nuk paguhet interesi i kredisë dhe biznesi ka nevojë në dy muajt e ardhëm për likuditet, ne jemi duke e adresuar cështjen, që të ketë paketë jo vetëm për pagat e punonjësve, po e ndjekim situatën, që të ketë edhe paketa të tjera për biznesin”.

Kur një kompani apo një biznes i madh nuk mundet ta paguajë kredinë e dhënë nga banka për të mbuluar pagat e punonjësve, Denaj tha se biznesi dhe bankat mund ta vendosin vetë masën e pagesës së këstit.

“Si minstre do thoja që është marrëdhënie mes bankës e klientit, në rastin e marrjes së kësaj kredie ne flasim për bizneset që kanë një marrëdhënie të shëndetshme me bankat, kjo do të cojë në një disburzim të këtij fondi, 3 muajt e parë e thamë që nuk do ketë asnjë këst mujor, në 3 muajt e ardhshëm nëse kompanitë marrin likuiditet rinis pagesa, pra kthimi i kësteve të banka por sipas likuiditetit. Këtu ke një mundësi, para se të shkosh te kolaterali që është garancia sovirane. Pra biznesi dhe bankat mund ta vendosin vetë masën e magesës së këstit,. Mund të jetë më i ulët 6 muajt e parë dhe më i lartë më vonë”,- tha Denaj.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME