HomePolitikë

Kremlini: Bota, më e rrezikshme; Putin: Rusët, martirë në raste lufte bërthamore

Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i armëve bërthamore, Kremlini ka reaguar këtë të hënë duke theksuar se, bota do të jetë më pak e sigurtë nëse Uashingtoni e përmbush planin.

Traktati “INF” është nënshkruar në vitin 1987 nga ish-presidenti amerikan Ronald Reagan dhe ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, në fundin e Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive.

“Hapa të tillë, nëse ndërmerren do ta bëjnë botën më të rrezikshme”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i cili refuzoi pretendimet e presidentit amerikan Trump se Rusia e ka shkelur traktatin e vitit 1987.

“Ne kurrë nuk kemi për të sulmuar të parët dikë, – shtoi më tej Peskov përpara gazetarëve. – Ne nuk ndihemi në pozicionin, ku të besojmë se kemi të drejtën t’i japim goditjen e parë dikujt”.

Thënë këtë, zëdhënësi i Kremlinit garantoi se Rusia nuk do të godasë e para askënd, edhe në rast se do të kërcënohej me sulm bërthamor. Reagimi i tij vjen pas fjalëve të presidentit Vladimir Putin se, rusët do të shkonin “në parajsë” si martirë, në rast të një lufte bërthamore./tch


TË NGJASHME