HomePolitikë

Kremlini po përgatitet për një “takim të mundshëm” mes dy udhëheqësve

 Kremlini ka njoftuar ditën e sotme se është gati të nisë diskutimet mbi një samit të mundshëm në Uashington, vitin e ardhshëm, mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump.

“Padyshim që jemi gati”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi këshilltari i presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton u shpreh për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax” se një samit i tillë është i mundshëm.

Ai konfirmoi se çështja ishte “ngritur” për diskutim, por se “deri më tani nuk ka asnjë vendim konkret mbi të”.

Kremlini po përgatitet për një “takim të mundshëm” mes dy udhëheqësve gjatë një organizimi në Paris më 11 nëntor, që shënon 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, shtoi më tej Peskov.

Bolton mbërriti pasditen e së dielës në Moskë dhe ka zhvilluar bisedime me Putinin dhe zyrtarë të tjerë rusë. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se Trump dëshironte të takohej me Putinin në përkujtimet e Luftës së Parë Botërore.

Zyrtari amerikan i ka thënë “Interfax”-it, në një intervistë të publikuar sot, se Uashingtoni pret që dy udhëheqësit të diskutojnë në Paris për një samit të mundshëm në Uashington gjatë vitit të ardhshëm, pas të cilit Trump do të mund të vizitojë Moskën.


TË NGJASHME