HomePolitikë

Krerët më lartë të policisë në tarracat e pallateve, protestuesit hipin mbi pemë

Ndërkohë që protestuesit ndodhen prej rreth një ore përballë godinës së Parlamentit, dy  drejtues të lartë të PolicisëShtetit janë  mbi tërracat e një pallati përballë Kuvendit.

Bëhet fjalë për Shefin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Lokaj.

Kjo vjen në një kohë kur ishin bërë paralajmërime se ka informacione që protesta do të ishte e dhunshme ndërkohë që kur ka nisur nuk është konstatuar një gjë e tillë as nga protestuesit as nga përfaqësuesit politikë.


TË NGJASHME