HomeLajme

Kreu i KLP: Ja kur do jetë gati ngritja e SPAK

klp-ibrahimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë për Top Channel, ka thënë se nuk mund të shprehet për numrin e anëtarëve që do të kenë institucionet e drejtësisë, por duhet të jenë në përputhje me volumin e punës.

Lidhur me 15 prokurorët që u bënë pjesë SPAK, pa kaluar Vettingun, Ibrahimi tha se ata kanë integritet të lartë profesional, kështu që me shumë mundësi do ta kalojnë edhe atë fazë.

I pyetur nëse SPAK do të nisë punën në shtator apo nëntor, kreu i KLP-së, tha se mendohet që nga gjysma e tetorit të jenë gjërat gati, por kjo tashmë nuk është në dorën e tyre.

Në këtë moment nuk është në dorën tonë caktimi i datave, e mira është që të jenë në përputhje me datat e caktuara. Deri në mesin e tetorit pritet t’i kemi në detyrë institucionet për drejtësi”, tha Ibrahimi.


TË NGJASHME