HomePolitikë

Kreu i KLP takon sekretarin e SHBA, ja çfarë diskutuan

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi po zhvillon në këto momente një takim me Jorgan K. Andrees, Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA. Ky i fundit është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshirë edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Gjithashtu të pranishëm në takim janë edhe Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri dhe Julie Craven dhe Michelle Lakomy nga OPDAT.

Kreu i KLP ka shpjeguar ecurinë dhe punë e organit që ai drejton, ndërsa u ndal edhe tek disa tema të rëndësishëm, siç është ngritja e SPAK dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Ne 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është ne hapat e fundit për dy procese te rëndësishme: Zgjedhja E Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të votuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun  me vendim të formës së prerë”-tha Ibrahimi.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit te SHBA, Jorgan K Andrews tha se SHBA do ta mbështesë pa rezerva Shqipërinë dhe do t’i ofrojë asistencë në zbatimin e reformës në drejtësi. Zyrtari amerikan pohoi se Shqipëria ka hedhur baza të forta ligjore dhe kjo është një shenjë pozitive për demokracinë.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Do t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi të ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP dhe jemi të vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një baze ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsioni dhe presioni i politikës mbi këto struktura”-tha ai.


TË NGJASHME