HomeLajmi i Fundit

Kreu i Konfindustrias: Do falimentojnë qindra biznese

Në një lidhje për ‘News24’ kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku deklaroi se paketa e ndihmës, e ofruar nga qeveria është minimale dhe se me situatën që gjendemi mund të falimentojnë qindra biznese.

“Paketa financiare duhet të ishte më e drejtë. Kategoritë që do përfitojnë nga paketa nuk jane të sakta. Nuk duhet të ketë dallim biznes i vogël apo biznes i madh. Paketa financiare e paraqitur, jo e moralshme dhe nuk eshte i drejte dhe i mirë. Kreditimi, pa vlerë në praktikë dhe eshte vetëm veprim simbolik” tha Buxhuku.

Ai i bëri thirrje qeverisë që ta rishikojë paketën me seriozitet.

“Ka pseudo-emërtime, kategorizime absurde. Të rishikohen pagesat e taksave dhe tatimeve”, tha ai.