HomePolitikë

Kreu i të rinjve të CDU-së gjermane: Ne vetëm sa mund të hapim dyert, ju duhet të…

Kryetari i Forumit Rinor të CDU-së Tilman Kuban, i pranishëm në takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me të rinjtë, në fjalën e tij tha se rinia duhet të kërkojë ndryshimin.

Kuban deklaroi se rinia shqiptare duhet të bëjë të pamundurën për të bërë ndryshimin e duhur, ndersa tha: “ju keni mundësi të thoni ‘ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara’”.

Ju jeni pjesë e Europës. Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë ku 90 përqind e popullsisë thotë “po, ne duam të jemi pjesë e Europë. Unë e di se vendimi i Këshillit Europian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe ë të gjitha vendet e Ballkanit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni! Ju keni partnerë të mëdhenj në krah. Ju keni mundësi të mëdha, të ndryshoni sistemin politik. Ju keni mundësi të thoni “ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara”.

Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se kjo është e ardhmja jonë dhe e ardhmja jonë  është në Europë, jo në  socializëm, jo me mafian e drogës. Prandaj, Gjermania jo ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politike më të fuqishëm në botë.

Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë”, u shpreh Kuban.


TË NGJASHME