HomePolitikë

Kreu i Unionit Demokratik Ndërkombëtar takon Bashën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Harper shkruan në një postim në Twitter se me Bashën ka diskutuar për situatën politike në vend, nga ku shprehet se në Shqipëri duhet mbrojtur demokracia dhe sundimi i ligjit.

Në një postim në Twitter, Basha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për Harper, ndërsa e cilësoi atë një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,– shkruan Basha.

Nga ana tjetër edhe nga politikani kanadez janë publikuar detajet nga takimi.

“Diskutim i mirë i situatës aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU(Unionit Demokratik Ndërkombëtar) shpreson që bashkëpunimi i vazhdueshëm me partinë tonë anëtare”,- shkruan Harper.


TË NGJASHME