HomeTeknologji

Krijohet aplikacioni që parashikon jetëgjatësinë e njeriut

Një aplikacion i ri, i cili synon të parashikojë jetëgjatësinë tuaj, si dhe rrezikun e sulmit në zemër dhe në 10 vitet e ardhshme.

Ai përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, gjinia dhe presioni i gjakut për të përcaktuar cilësinë e jetës suaj, si dhe vitet që ju kanë mbetur.

Ekspertët në Universitetin e Anglisë Lindore (Emiratet e Bashkuara Arabe) zhvilluan aplikacionin “MyLongevity” duke përdorur të dhëna anonime shëndetësore.

Ai gjithashtu merr parasysh zonën në të cilën jetoni, dhe nëse keni apo jo gjendje të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë ose artriti reumatoid.

Kur përdoruesit shkojnë për herë të parë në aplikacion atyre u paraqiten dy grupe pyetjesh.

Seksioni i parë është informacioni bazë i cili përfshin: moshën, gjininë, përkatësinë etnike, gjatësinë dhe peshën.

Gjithashtu po në pjesën e parë ju kërkon të futni kodin tuaj postar, si dhe mënyrën se si zona juaj renditet për sa i përket prosperitetit.

Burimi: The Sun


TË NGJASHME