HomeTeknologji

Krijohet bateria që do të mbajë telefonin 5 ditë me karikim

Studiuesit australianë pretendojnë se kanë krijuar një bateri që mund ta mbajë telefonin tuaj me karikim 5 ditë dhe të drejtojë makinën elekrike për 1 mijë kilometra.

Nëse kjo teknologji përdoret gjerësisht, do të përfaqësonte një avancim të rëndësishëm në energjinë e gjelbër dhe efikase.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti Monash në Mebourne, thotë se bateria litium-squfur që është krijuar prej tyre, është më e efektshmja në botë dhe mund të tejkalojë me katër herë bateritë tradicionale.

Studiuesit thanë se janë në prag të komerializimit të inovacionit dhe pretenduan se janë shumë të mirë kundër ndyshimeve klimatike.

Shumica e baterive që gjenden në treg janë pa litium, dhe alternativa litium-squfur, ka qenë gjithmonë ngacmuese për shkak të dentisitet të tyre të lartë të energjisë dhe aftësisë për të fuqizuar objektet për më gjatë.

Sidoqoftë, bateritë litium-squfur kanë tendencë të kenë një jetëgjatësi shumë më të shkurtër. Ato do të përdoren në disa avionë dhe makina, por përpjekjet e mëhershme për t’i bërë këto bateri masive kanë dështuar.

Sipas ekspertëve, bateria litium-squfur përballet me pengesa të mëdha që burojë nga natyra izoluese e squfurit dhe degradimi i anodës metalike të litiumit.

Ekipi në Australi, hulumtimi i të cilëve u botua në revistën Science Advances, rikonfiguroi hartimin e katodave të squfurit në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’i rezistojnë ngarkesave të larta, pa një rënie në performancën e përgjithshme.

Testimi i kësaj baterie do të bëhet këtë vit, pasi ende ekzistojnë disa sfida dhe kufizime që lidhen me teknologjinë.

Përshtatur nga CNN


TË NGJASHME