HomePolitikë

Krijon forumin e ri, Meta: Mos prisni mrekulli nga qielli nëse …

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të krijojë forumin më të ri “Unë jam arbëresh”. Në një dalje për media, Meta deklaroi se ky forum është i një rëndësie të veçantë, lidhur me kontributin e arbëreshët për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot.

Sipas tij, forumi do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të formësohet në javët në vazhdim.

“Ju njoftoj punë e bërë deri tani për të formalizuar si president në fillim të shtatorit vendimin mbi ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Prioritet me rëndësi kombëtare dhe pasuri e paçmuar, kam vendosur ngritjen e forumit Unë jam arbëresh”, në përbërje të së cilës mirëpritet kontributi i disa ministrive dhe institucioneve.

Ky forum ka për qëllim promovimin, nxitjen e aktiviteteve të ndryshime, ruajtjen e gjuhës dhe historisë arbëreshe. Ky forum do zgjedhë anëtarët në mbledhjen e parë. Do përbëhet nga pesë anëtarë.

Puna për formalizimin e këtij forumi do të vazhdojë përgjatë këtyre javëve. Krijimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë kombëtare, për arsye të gjithçkaje që arbëreshët kanë bërë për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot”, tha Meta.

Në daljen e shumëpritur për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta zgjodhi ashtu si kryeministri, t’ia lë në dorë gazetarëve të gjitha pyetjet lidhur me situatën politike në vend. Duke nisur me integrimin në BE, Meta sqaroi edhe një herë se pa zgjedhje të lira e gjithëpërfshirëse, nuk ka celje negociatash.

“Me këtë situatë krize të thellë që ka vendi dhe aq më tepër me prapësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, kam thënë që nuk ka çelje të negociatave të Shqipërisë me BE. Ju ambasadore e deklarata të personaliteteve të KE, te gjithe me mandat te kufizuar, dhe meqë janë cështje të integrimit do ju lutesha të ndiqnit koherencën e qëndrimeve të mia nga 8 dhjetori 1990 deri sot.

Sa i takon përmasave e konsideroj veten një lider lokal. po të jeni e sigurtë ju për cështje të integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë që t’ju thotë të vërtetët se si është. Atë të vërtetë më mirë se sa unë nuk e di asnjë më mirë, të gjithë shohin mandatin e tyre që është i kufizuar.

Mandati im, si ish student i dhjetori e si politika në poste të ndryshme në këtë vend dhe aq më tepër sot si president është më i përgjegjshëm se i kujtdo. Nuk jam këtu t’i bëj qokë askujt, as qeverisë e as opozitës, jam këtu për interesin kombëtar. Pa zgjedhje vendore, gjithëpërfshirëse, në 13 tetor, mos prisni asnjë mbrekulli më 18 tetor dhe të gdhiheni me çelje negociatash. Ndaj kam apeluar për dialog politik, real mes dy palëve për këtë cështje madhore.”

Presidenti Meta është pyetur se për çfarë do i kërkonte ndihmë Ramës, pas deklaratës së kryeministrit se ai ndodhet në gjendje të vështirë dhe do i jepte ndihmë.

Ilir Meta: “Unë e falenderoj për solidaritetin e tij. Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai.

Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë para mundësi të realizoja mbi 50 km zbathur në rërë të thatë dhe jam gati tani për majën më të lartë që ka Shqipëria, se nuk dua të largohem  nga vendi as gjatë muajit gusht, për ti shërbyer gjithmonë dialogut nëse ka reflektim nga palët. 

Në majën e Korbait do të festoj 1 vjetorin e ngjitjes së Jezercës 1 vit më parë. Në rast se e ka me dëshirë të na bashkangjitet është gjë e mrekullueshme. E di që ka pak vështirësi në malet e Tropojës por në malet e Dibrës si më të lehtë e ka. Edhe atje mund të kalojmë vërtet mrekullisht.”

Presidenti Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora ‘Luanin e Artë’ dhe është diçka frymëzuese.

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.

 Ilir Meta tha se i vetmi hall i tij është të dalë nga ‘uji’ gjyqi i biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Presidenti tha se shpreson që qeveria shqiptare të dalë fituese pasi do ishte kosto e madhe për shqiptarët.

Gazetarja: I druheni shkarkimit dhe përgjigjeve që mund të vijnë nga Komisioni i Venecias?

Ilir Meta: “As nga komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias, të cilën e vizitova tani kur mora ‘Luanin e artë’ në Venecia dhe që është vërtetë diçka frymëzuese edhe për krijimtarinë në fusha të tjera por nuk e besoj në fushën e ligjeve sepse ligjet janë pak të ftohta të akullta dhe të palëvizshme. Nuk kam hallin e Venecias por kam hallin që të dalë mbi ujë ky gjyqi i Becchettit dhe që qeveria të fitojë gjyqin e Apelimit që ka bërë sepse është faturë shumë e madhe për qytetarët shqiptarë në rast se do të ketë dështim dhe të shikojë, të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë arbitrazhe në Gjykatat Evropiane. Janë mjaft të rëndësishme për kostot apo jo q do të paguajnë qytetarët shqiptarë deri tani.”


TË NGJASHME