HomeTeknologji

Krijuesi i USB-së është penduar…

Ajay Bhatt është në krye të ekipit të krijuesve në IBM, që e krijoi portin USB në vitet e 90-ta, që ua di hallin përdoruesve dhe është penduar që e ka bërë kaq të vështirë shfrytëzimin.

“Më e mërzitshmja, është kur duhet të kthehet prapa” ka thënë në një intervistë Bhat.

Por, krijimi i të dy anëve të njëjta, për kyçje sa më praktike, do të kërkonte dy herë më shumë tela dhe qarqe, që ishte e pamundur për atë kohë.

Sistemi i këtillë i portit USB, ishte përdorur nga çdo prodhues, që kur Apple e vendosi atë në kompjuterët e vitit 1998, derisa Bhatt këmbëngulë që ka mundur të krijohet edhe më mirë.


TË NGJASHME