HomeLajmi i Fundit

Krimet e Rënda japin vendimin për ish-deputetin, Ndoka: Dua përgjimet, unë nuk..

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë ditën e sotme në fuqi masën arrest me burg për ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Ndërkohë pas përfundimit të seancës, Ndoka në një deklaratë për mediat e ka quajtur të padrejtë vendimin, duke thënë se ai nuk është i përfshirë në asnjë rast për falsifikimin e pronave.

“Përgjimet e mia dalin nga familjarët e mi, dalin nga motra ime, mesa duket ka qenë në përgjim. Përgjimet e telefonit tim nuk më janë vënë në dispozicion mesa duket nuk ka, do doja të bëhen publike.

Të gjithë personat që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk kam asnjë metër pronë. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave. Jam i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë drejtues i ndonjë institucioni në Lezhë”, ka deklaruar Ndoka.