HomePolitikë

Krimi zgjedhor, Bardhi reagon pas urdhrit të Markut për zgjedhjet

gazment-bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas udhëzimit që Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku referuar situatës para dhe pas zgjedhore në vend.

Ai i ka kërkuar Markut të hetojë dosjet 184 dhe 339 për të ndëshkuar krimin elektoral, ndërsa shton se “Përfaqësuesja e Rames në prokurori po humb kohë me shkresa pa vlerë. Krimet duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi”.

Reagimi i plotë:

Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!


TË NGJASHME