HomePolitikë

Kriminaliteti në vend, deklarata e fortë nga Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për situatën e kriminalitetit në vend.

Rama i është drejtuar deputetit  të opozitës Halit Valteri, duke i thënë se bësh politikë me krimin, do të thotë që ta mbështesë atë. Sipas Ramës, PS është sulmuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pse sipas tij, ka bërë një punë shumë të mirë në luftën kundër krimit.

 “Ndoqa me pezmatim këtë interpelancë jo se është e para, por sepse faktikisht duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE siç në axhendën e sotme, përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht zotiValteri, në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për një ngjarje, bëtë dhunë. Ju përsëri bëtë dhunë, stimuluat dhunën. I dhatë shembullin më të keq të rinjve dhe të rejave që mund t’ju ndiqnin. Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të bëjë akuza penale, të japë deri dhe detaje që lidhen me një hetim. Duke u shprehur se; njeh vrasësit, atentatorët, viktimat. Njeh kush është me kapele, pa kapele. Ndërkohë që nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit. Ju nuk jeni as i vetmi e as i pari, por zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik. E ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit të Kuvendit që mos të zhvillohet sipas standardeve. Të bësh politikë me krimin është e rëndë. Të flasësh në këtë farë feje është që të ushqesh mitin e kriminelit. Të dekurajosh forcat që e luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë më mirë dhe që ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë atë që flasin si ju, s’ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje. Jo dje 100 vite më parë, por dje 5-6 vite më parë. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.”, tha Rama.

Pas deklaratave të opozitës parlamentare për kriminalitetin në vend, Rama i ka dalë në mbrojtje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe theksoi se ministri nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

“Zerimi i vëllavrasjes është një përrallë pa mbret sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zëruar vrasjet. Nuk ka asnjë vend demokrati, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar. Nuk i kanë zëruar. Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin. Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes.

Duhet ta lexoni raport-progresin BE, KE janë monitor të pakorruptueshëm të gjitha proceseve dhe nëse shihni se çfarë thonë për luftën kundër krimit në Shqipëri do shihni ndryshimin e madh me së sotmes dhe të djeshmes.

Nga ana tjetër sot jo dje, sot po ndodh ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme. Po ndodh një proces reformimi rrënjësor në sistemin e drejtësisë, një procesi ndërlikuar, i gjatë dhe me defektet e veta dhe po ndodh ndjekja këmba-këmbës e aseteve kriminale. Ju flisni këtu për shoferë,  për njerëz me kapele, pa kapele, për njërin që doli tek kthesa, ndërkohë që ne jemi parlamenti i Shqipërisë. Këtu nuk flitet kështu. Sigurisht që është folur kështu dhe flitet por nuk duhet të flitet kështu. Kjo që tha ministri ndodh sot. Doni nuk doni ju, ministri i Brendshëm nuk është as hetues, as prokuror, as njeriu që mbledh kamerat e ti tregojë Policisë së Shtetit si shihen kamerat. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional”, deklaroi Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME