HomeShowbiz

Kris Jenner e alarmuar pas skandalit që ka prekur familjen e saj

Kylie Jenner është akuzuar se ka mashtruar Forbes duke u shitur si miliardere kur në të vërtetë as që ka aq para sa për të merituar këtë titull.
‘Forbes’ shkroi në artikullin dedikuar 22 vjeçares se ajo i ka gënjyer njerëzit duke u dhënë shifra më të medha të cilat ne realitet janë shumë më të vogla.

Njëjtë me Kylien akuzohet dhe mamaja e saj Kris e cila është njëkohësisht menaxherja e saj. Ndryshe nga Kylie që nuk ka reaguar fare për këtë histori, Kris është futur në panik.

Mësohet se Kris Jenner po bën gjithçka që të dalë nga ky skandal pa asnjë dëmtim, gjobë apo burgim.

Në një prononcim për ‘Daily Mail’ një avokat shumë i njohur është shprehur se Kylie mund të rrezikojë burgun për shkak të mashtrimit ligjor që ka kryer.


TË NGJASHME