HomeShowbiz

Probleme të pasurish! Milioneria Kris Jenner është aq e pasur, sa harroi se kishte një apartament në Beverly Hills

Kris Jenner u ofroi shikuesve të “Kardashians” një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills, por nuk bëri një turne pasi kishte harruar se prona ishte e saj.

“Ky është një vend i lezetshëm i vogël nëse duhet ta them vetë”, iu drejtua 66 vjeçarja, Khloé Kardashian gjatë premierës së sezonit 2.

Khloe tha se Jenner “harroi” plotësisht se kishte këtë vend.”

38 vjeçarja, e pyeti mamanë e saj për herën e fundit që ajo kishte vizituar apartamentin luksoz, ndërkohë që ajo shpjegoi se shtëpia shërben si “stacioni i mbështjelljes së dhuratave” të Krishtlindjeve dhe “punishtja e Babagjyshit”.

“Mezi pres të jem mjaftueshëm e pasur, sa të harroj se kam prona diku,” i tha Kardashian, duke e ironizuar: “Oh, unë kam një apartament në Beverly Hills! E harrova atë!”

“E kam harruar!”- ia kthen Kris po me shaka.

Më pas ajo sqaroi në një deklaratë se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj, Mary Jo “MJ” Campbell dhe kushërirës Cici Bussey, të cilët gjithashtu kanë prona në atë zonë.

“Kam harruar disi që ishte atje,” tha Jenner duke qeshur. “Kjo tingëllon qesharake, apo jo?”

Vitin e kaluar, Kris u transferua në një rezidencë mbi 20 milionë eurosh në Hidden Hill pranë shtëpisë së vajzës së saj Khloe dhe zbuloi pronën e saj të re në një festë për 66 vjetorin e shtëpisë.

Ylli gjithashtu zotëron katër shtëpi të tjera: tre apartamente në Calabasas dhe një rezidencë prej 10 milionë eurosh në La Quinta të Kalifornisë.


TË NGJASHME