HomeShowbiz

Kris Jenner i bën dedikim vajzave të saj, harron Kendall Jenner

Kris Jenner e ka ‘festuar’ ‘Ditën e Nënës’ me një dedikim prekës në ‘Instagram’, ku ka bashkuar në një foto të vetme mamanë e saj, vajzat, si dhe fëmijët e tyre. I vetmi problem? Kendall nuk ishte në foto dhe as nuk përmendej në dedikim. Kjo mund të ketë ndodhur sepse Kendall nuk është ende mama, megjithatë duket se supermodelja e ka marrë me shumë sportivitet urimin e mamasë së saj. “Edhe unë të dua mama”, ka shkruar ajo në koment. Në foto mungonte dhe Rob, por duke qenë se dje ishte ‘Dita e Nënës’, mungesa e tij është e kuptueshme. Nuk i dihet, ndoshta Kris i bën një dedikim të posaçëm Kendall ditën e sotme.

//www.instagram.com/embed.js

TË NGJASHME