HomeSport

Krisen marrëdhëniet me teknikun Zidane, Modric drejt Milan

Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Red Bull Salzburg dhe për këtë ndeshje, tekniku Zinedine Zidane ka lënë jashtë ekipit kroatin Luka Modric. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, këto janë krisjet e para mes teknikut francez dhe fituesit të “Topit të Artë”. Zidane, nuk toleron askënd të shpërfilli Madridin apo të ndërrmar hapa për transferimin e tyre pa lajmëruar më parë klubin.

Modric përflitet se është në bisedime të fshehta me drejtuesit e Milanit ,Boban dhe Maldini, gjë e cila nuk i ka pëlqyer teknikut francez. Tek Milan pas lajmit për mos grubmbullimin e tij me skuadrën në Austri kanë filluar të “ëndërrojnë” dhe kanë çuar më tej bisedimet. Kuqezinjtë e italisë janë të gatshëm ti ofrojnë fituesit të “Topit të Artë”, 7 milion euro në sezon dhe 25 milion euro për Real Madrid. Momentalishtë është Modric ai i cili po kërkon diçka më shumë nga Milani.


TË NGJASHME