HomeShowbiz

Kriset marrëdhënia mes Monikës dhe Arjolës, mimikat e kësaj të fundit tregojnë gjithçka (Video)

Dje në mbrëmje u transmetua Big Brother Vip Fan Club, ku të ftuar ishin sh-banorët, të cilët ndanë komentet e tyre për lojën dhe për ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Monika Lubonja komentoi gjithashtu për ekperiencën e saj dhe u shpreh se brenda shtëpisë kishte gjetur një motër.

“Të dua shumë,” – iu drejtua ajo Arjolës.

Monika i shprehu dashurinë, ndërsa Arjola thjesht qëndroi në heshtje. Çfarë ra në sy ishte reagimi i aktores, një mimikë e palëvizur dhe një buzëqeshje “sa për të thënë”.

Mbase bëhet fjalë për një krisje të miqësisë mes dy vajzave. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjëra palë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas përballjes me realitetin kur të dyja dolën nga BBV, por mimika e Arjolës tregon se gjërat nuk janë njësoj si brenda shtëpisë.

Mjafton të kujtojmë që Arjola shpëtonte Monikën në çdo zinxhir eleminimi, apo të qarat e Monikës kur Arjola u eleminua dhe nuk ka fare përputhje me reagimin e fundit. Duket qartë një marrëdhënie e ftohtë nga ana e Arjolës, kundrejt Monikës e cila po mban po të njëjtin qëndrim si brenda shtëpisë. 

@arjanitademi12 Arjola fallco paske qen#kosovo #bigbrotheralbaniavip #albania #shqip #tiktok #fyp #foryou #arjanitademi12 #viralfyp #fy #viralvideo #tiktokk #tiktokgallery #viral #foryoupage ? original sound – Arjanitademi

TË NGJASHME