HomeShowbiz

Krishtlindje të trishta për Brad Pitt

Festat e funditvitit, janë pas dere, që do të thotë bëhuni gati të kaloni Krishtlindjet me familjen, ndërsa Viti i Ri me shoqërinë.

Por duket se për Brad Pitt kjo Krishtlindje nuk do të jetë aspak familjare pasi fëmijët e yllit të kinematografisë kanë refuzuar të kalojnë festat me të atin.

Konfliktet me djalin Maddox thuhet se kanë çuar në divorcin e dyshes së famshme Jolie-Pitt, marrëdhenie që ende nuk është rregulluar, pasi Maddox është shprehur se nuk ndihet fëmija i Brad Pitt, e madje prej vitesh ata as nuk flasin me njëri tjetrin, e për rrjedhojë as që çohet në mend që 18 vjeçari të kalojë ndonjë orë për festa me të atin.

Po ashtu edhe dy fëmijët e tjerë të Brad dhe Angelina, Zahara dhe Pax nuk kanë shprehur ndonjë interes për të kaluar Krishtlindjen me të atin, ndaj aktorit 55 vjeçar do t’i duhet të kalojë disa orë vetëm me tre fëmijët e tjerë të cilët janë edhe fëmijët biologjik Shiloh, Knox dhe Vivienne.


TË NGJASHME