HomePolitikë

Kritikat e Komisionit të Venecias për ligjin e pronave

Komisioni i Venecias ka publikuar sot draft opinionin ndaj ligjit të pronave të qeverisë, ndërsa ka dhënë edhe disa rekomandime dhe propozime për ndryshim në disa pika të këtij ligji.

Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut“, shkruhet në draft.

Komisoni i Venecias ishte në Tiranë pas kërkesës nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas diskutimeve që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria.

Gjatë vizitës, delegacioni i Komisionit të Venecias u njoftua se zbatimi i Ligjit Nr. 133/2015 mori shumë kritika për mos sigurimin e kthimit dhe / ose kompensimit për pronarët origjinal, për shkak të zbatimit të dëmtuar nga autoritetet.

Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjidhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore“, shkruhet në raport.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias:

  • Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.
  • Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.
  • Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.
  • Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.
  • Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.
  • Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.
  • Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

TË NGJASHME