HomeTeknologji

Kriza e Koronavirus: Dronët do monitorojnë njerëzit nga lart për ethe

Me efektet e Koronavirus duke ndikuar në mënyrë drastike tek komunitetet, pjesërisht për shkak të njerëzve që nuk ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror, disa shtete i janë drejtuar teknologjisë në përpjekje për të rrafshuar kurbën.

Sipas një raporti nga ABC, shtete si New Jersey dhe Connecticut kanë vendosur drone për të monitoruar distancimin social të njerëzve dhe madje temperaturat e trupit të tyre për të parë nëse janë të sëmurë.

“Do ta shihni këtë shumë shpejt,” tha Cameron Chell, CEO i Draganfly, një nga kompanitë më të vjetra tregtare të dronëve të telekomanduar.

Chell tha që ata po lehtësojnë programet e pilotimeve të dronëve në të gjithë vendin këtë muaj, përfshirë një në Zonën Tri-Shtetërore.

“Ne do të shkojmë atje ku është më e nevojshme kritikisht,” tha Chell.

Nëse dronët i përmbahen rregulloreve lokale dhe federale, ato mund të fluturohen kudo për sa kohë që rrijnë sa lartësia e 20 kateve, për të marr të dhëna në kohë reale.

“Ajo që mund të bëjnë këto kamera është të zbulojë ethe, e cila është shumë e ndryshme nga zbulimi i temperaturës,” tha Chell. “Ata mund të zbulojnë teshtima. Ata mund të zbulojnë rrahjet e zemrës tuaj, ritmin tuaj të frymëmarrjes dhe gjithashtu mund të zbulojnë distancën sociale. Pra, imagjinoni një situatë ku ka një turmë dhe dëshironi të përcaktoni se cili është niveli i infeksionit të turmës dhe nëse ata po praktikojnë distancën sociale. A është kjo një pikë e nxehtë që është problem?”

Ndërsa shumë kritikë do të debatojnë rreth çështjeve të intimitetit dhe një përdorimi të pahijshëm të praktikave policore tashmë të gabuara, departamentet e policisë premtojnë se ka të bëjë me sigurinë në vend të mbikëqyrjes. Në një postim në Facebook, Departamenti i Policisë Elizabeth tha që po përdor dronët e tij për të “shpëtuar jetë” dhe jo për të qenë si “vëlla i madh”.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME