HomeSociale

Kriza e Natyrës/ Raporti i OKB

Në tokë, në det dhe në qiell, pasojat shkatërruese të dorës së njerëzve mbi natyrën paraqiten lakuriq në një raport të Kombeve të bashkuara. Një milionë kafshë dhe specie bimore kërcënohen tani nga zhdukja.

Natyra, kudo, po pëson goditje me një shpejtësi që nuk ishte vërejtur kurrë më parë dhe nevojat tona për më shumë ushqim dhe energji, janë fajtorët kryesorë. Këto trende mund të ndalen – thotë studimi – por kjo do të kërkonte një ndryshim transformues në çdo aspekt se si njerëzit ndërveprojnë me natyrën.

U deshën tre vite për hartimin e këtij raporti gjithëpërfshirës që ka marrë për bazë 15 mijë materiale referimi dhe që është hartuar nga platforma ndërqeveritare për politikat shkencore dhe shërbimet e ekosistemit. Raporti ka plot 1800 faqe. Përmbledhja e publikuar të hënën për politikëbërësit, është ndoshta e prova më e fuqishme se si njerëzit e kanë trajtuar shtëpinë e tyre.

Në të thuhet se ndërsa toka gjithnjë ka vuajtur nga veprimet e njerëzve në histori, gjatë 50 viteve të fundit, këto gërvishtje janë bërë të cara të thella. Popullata e botës është dyfishuar që nga 1970, ekonomia globale është rritur katër herë më shumë ndërsa tregtia ndërkombëtare 10 herë. Për të ushqyer, veshur dhe furnizuar me energji këtë botë në shpërthim, pyjet janë zhdukur me ritme të paimagjinueshme, veçanërisht në zonat tropikale.

I gjithë aktiviteti njerëzor po i vret speciet në shifra të frikshme me rreth 1 milionë specie që tani rrezikojnë zhdukjen brenda disa dekadash.

Po ashtu edhe toka është dëmtuar si asnjëherë më parë. Kjo ka reduktuar prodhimin me 23 për qind. Ndërkohë që oreksi i pamatë i njerëzve po prodhon male me mbeturina. Çdo vit, ne hedhim 300-400 milionë tonë metale, solucione, mbetje toksike dhe të tjera në ujërat e botës.


TË NGJASHME